Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë sot se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në BE, derisa nuk garanton liri të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.
Hahn këto komente i bëri sot në konferencën “Ditët e medias: Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Në paraqitjen e tij Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar.