Hahn apelon për referendumin: Çdo votë e rëndësishme

Tuesday, 18 September 2018 15:50

Ajo e perëndimit në Maqedoni përpara referendumit të 30 shtatorit është me padyshimin më të vogël një ofensivë e vërtetë diplomatike.

Pas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis një ditë më parë, në Shkup zbarkoi edhe shefi i diplomacisë gjermane Heiko Mass, i cili do të qëndrojë atje edhe të mërkurën. Ndalesa e tij vjen vetëm 10 ditë pas vizitës historike të kancelares Angela Merkel. Po në kryeqytetin maqedonas u zhvillua ndërkohë Konferenca e dytë për media, organizuar nga Bashkimi Europian. Komisioneri i zgjerimit, Johanes Hahn përcolli atje mesazhe të qarta për shtypin në rajon, ndërsa më vonë, kishte diçka për t’i thënë drejtpërdrejtë maqedonasve: çdo votë, u shpreh Hahn në një intervistë për DË, është e rëndësishme në këtë referendum.

Komisioneri sqaron dhe pasojat nëse vota plebishitare nuk ka sukses. Vendimin e fundit e merr parlamenti në Shkup, tha ai, por referendum sigurisht që është tregues.

Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e tij. Maqedonia ka 10 vjet e ngecur në procesin e fillimit të negociatave. Tani, kemi të bëjmë me perspektiven e pranit të saj në tërësi në strukturat euroatlantike.

Është pjesë e demokracisë të bësh një marrëveshje të mirë. Tani radhën e kanë qytetarët, ata janë sovranet, ata duhet të marrin vendimin. Kërkesa ime e vetme është që ta shfyrtëzojnë këtë mundësi, ishte komenti i Hahnit.

Login to post comments