Zv. Presidenti i SHBA-ve Pence mbështet referendumin në Maqedoni

E Enjte, 20 September 2018 22:39

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

Zëvendësi i Donald Trumpit i ka dhënë mbështetje delegacionit maqedonas, të udhëhequr nga Zaev, për referendumin e planifikuar për t’u mbajtur në fund të këtij muaji në Maqedoni, për emrin e ri të shtetit, pas një marrëveshjeje të arritur me Greqinë.

“Mundësia për të biseduar me nënpresidentin e SHBA’së, Mike Pence, erdhi në një moment vendimtar historik për Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Zaev, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook.

“Në takim u theksua se me Marrëveshjen e Prespës sigurojmë vendin e merituar në strukturat Euro-atlantike”, ka treguar ai. “Duke zbatuar atë, garantojmë paqe, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët tanë”, është shprehur Zaev.

Login to post comments