Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Diel, 23 September 2018 11:04

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga dy persona.

Sipas mediave amerikane, 25-vjeçari po ecte në trotuar kur një grua e pështyu në këpucën e tij. Por kur shqiptari ndaloi për të pyetur gruan se çfarë kishte, e qëlluan dy persona me grushte.

Ai u dërgua në spital me nofulla të thyera dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. E gjithë skena, ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Vëllai i të sulmuarit, Markel Godinj ka folur për mediat, ku ka kërkuar që dikush të japë informacion për sulmuesit.

“Aty mund të kaloja unë, mund të kalonit dhe ju. Mamaja ime, babai apo dikush tjetër. Është e tmerrshme. Është një turp për Bronx, është turp për këtë lagje. Kushdo në këtë lagje duhet të bëjë kujdes, të dyshuarit janë ende të lirë”, thotë Godinj.

Sipas familjarëve, 25-vjeçari shqiptar po shkonte për të marrë fotot e pasaportës së tij për kartonin e gjelbër në momentin kur ndodhi sulmi.

Login to post comments