Haradinaj kërkon votën e Samoa-s për në organizatat ndërkombëtare

Hënë, 24 September 2018 18:51

“Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Samoa-s, Susuga Tuilaepa Sailele Malielegaoi, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj e ka njoftuar homologun Malielegaoi, për progresin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008 e deri më tani, për orientimin properëndimor dhe për rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë është duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në shtimin e numrit të njohjeve, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kryeministri Malielegaoi përkrahjen e tij dhe të shtetit të tij për shtimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Më tej, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe për aspekte tjera me rëndësi për vendin dhe qytetarët e saj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës ka krijuar raporte të mira me shumë vende dhe në këtë drejtim, drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar është i mirëpritur edhe avancimi i raporteve bilaterale me Samoan.

Kryeministri i Samoa-s, Susuga Tuilaepa Sailele Malielegaoi, ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për arritjet e shtetit të Kosovës në këtë dekadë të pavarësisë, duke thënë se Samoa do të jetë përkrahëse e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij që të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve.

Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...