Austriakët informojnë amerikanët për atë që ndodhi mes Thaçit e Vuçiçit në Alpabch

Tuesday, 25 September 2018 11:42

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, pritet që gjatë qëndrimit të saj në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar rreth çështjes së Republikës së Kosovës.

Këto deklarime ajo i ka bërë para mediave pas arritjes në New York. “Do të flasim me Pompeon rreth situatës në Evropën Juglindore”, ka thënë Kneissl, shkruan mediumi serb ‘Telegraf’.

 Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për përvojën dhe eksperiencën e Austrisë, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Austria ka marrë një rol mjaft të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti austriak, Alexander Van Der Bellen, ka marrë rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Para disa javëve ai kishte organizuar në Alpbach të Austrisë një Forum në të cilin kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet dy shteteve. Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...