Pacolli kërkon njohjen nga Etiopia dhe Maroku

Tuesday, 25 September 2018 21:18

Në kuadër të takimeve të shumta që po zhvillon gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, gjatë orëve të pasditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e lartë të dy shteteve të tjera jo-njohëse të Republikës së Kosovës, respektvisht Kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani dhe Ministrin e Jashtëm të Etiopisë, Dr. Workneh Gebeyehu.

Siç njofton  MPJ, gjatë këtyre dy takimeve të ndara të nivelit të lartë, numri dy i Qeverisë fillimisht i ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe me gjerë, përderisa ka përsëritur kërkesën për marrjen në konsiderim të njohjes së Kosovës dhe në linjë me këtë edhe mbështetjen e këtyre dy shteteve respektive për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm Pacolli gjatë ditës ka takuar disa homologë të tij nga shtete të ndryshme, duke përfshirë ata nga rajoni, Evropa dhe kontinente të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...