LAJMI I FUNDIT: Arrestohet deputeti shqiptar

E mërkurë, 26 September 2018 11:32

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga policia.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të.

Express shkruan se Zeka u prangos për shkak të deklaratave të tij në emisionin ‘DPT te Fidani’ për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka.

‘Një prokuror ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes’, ka thënë Lutfiu.

E Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtëinë Ibrahim Berisha ka thënë se aktualisht Zeka është në mbajtje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtutjeshëm.

Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do të qëroj hesapet me prokurorin.

‘Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave’, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.

Login to post comments