Surroi: Çfarë duan zyrtarët e Kosovës në New York, korrigjim, heqje apo luftë për kufijtë me Serbinë?

E Enjte, 27 September 2018 11:12

Shkrimtari e publicisti, Veton Surroi, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me deklaratat e delegacionit dyzet vetash të Kosovës, në New York, ca nga të cilët duan korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë, të tjerë se korrigjimi shkakton luftë, e disa s’duan kufij fare mes Kosovës e Serbisë, një rikthim të Jugosllavisë që të gjithë e braktisën.

Më poshtë statusi i Surroit:

Pas dhjetë vjet shkuarje në New York për të shpjeguar se po i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë, delegacioni kosovar prej dyzet vetash shkoi sivjet në margjina të OKB-së, për të shpjeguar se duhet të korrigjohet kufiri mes Kosovës e Serbisë, se nëse korrigjohet do të plasë lufta dhe se mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të ketë kufi.

Përfaqësuesit e Kiribatit dhe Samoas do të kenë kuptuar deri tani se ka hy një dreq i madh në mes.

Login to post comments