Zaev: Të dielën nuk votohet për partitë por për të ardhmen

E Enjte, 27 September 2018 17:38

“Të dielën do të ballafaqoheni me vendim historik. Duhet të bëni zgjedhje. Kujtoni, nuk është zgjedhje mes dy partive politike, është zgjedhje për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj”.

Këtë e thotë mes tjerash kryeministri Zoran Zaev, përmes një video me të cilën ju drejtohet qytetarëve në prag të referendumit të 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 8 shtator të vitit 1991, me votim në referendum sollëm vendim për liri, pavarësi dhe sovranitet të Maqedonisë. Prej atëherë nuk janë realizuar gjitha qëllimet tona, as ëndrra jonë për Maqedoni evropiane dhe anëtare në NATO. Por, realizimi i kësaj ëndrre është afër. Më 30 shtator çdo kush prej nesh duhet të vendos tullë në ndërtimin e të ardhmes më të mirë”, thotë Zaev.

Ai shton se është dashur që të bëhen lëshime në lidhje me emrin e ri, duke i shtuar prapashtesë gjeografike, por siguron se identiteti i maqedonasve do të ruhet. “Himni, flamuri, gjuha mbeten të njëjta dhe të mbrojtura. Ne jemi maqedonas dhe çdo herë do të jemi maqedonas”, thekson Zaev.

Login to post comments