Vitin tjetër nis ndërtimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Premte, 28 September 2018 07:11

Në mesin e vitit të ardhshëm, në Kosovë do të nis ndërtimi i autostradës më të gjatë në Kosovë, e cila do të bëhet urë lidhëse për disa qytete.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, pas mbledhjes së parë të komitetit Drejtues Ndërministror.

Projekti “Autostrada e Dukagjinit”, parashikohet të jetë 91 kilometra, ku do të sjellë më afër qytetet e Pejës, Istogut, Deçanit, Gjakovës dhe Prizrenit.

Vitet e fundit Kosova i ka kushtuar shumë rëndësi infrastrukturës rrugore.

Këtë vit përfundoi edhe autostrada “Arben Xhaferi” prej 55 kilometrash, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, ku qeverisë kosovare i kushtoi ndërtimi i saj gati 600 milionë euro.

Login to post comments