Vuçiç: Nuk shkova në OKB sepse do më kërkonin njohjen e Kosovës

Saturday, 29 September 2018 11:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sqaruar sot vendimin e tij që të mos udhëtojë drejt New Yorkut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç thotë se nuk kishte gjetur një arsye për të shkuar atje, pasi sipas tij do të duhej të fliste me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë, dhe thotë se nuk e di se për çfarë do të mund të flisnin pasi sipas tij të gjitha gjërat janë thënë.

“Une dua progres rrënjësor rreth zgjidhjes së çështjes së Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata nuk e duan”, ka thënë presidenti serb gjatë një adresimi për media në Nish, raporton Tanjug.

Login to post comments