Lëvizja Vetëvendosje ka nisur protestën paqësore me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.
Protesta mesditen e së shtunës është kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë.
VV akuzon presidenti Hashim Thaçi se po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.
“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Protestuesit janë nisur nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.
Ata u takuan tek Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe marshimi do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.