Haradinaj falenderon protestuesit: E përcolla në Amerikë porosinë e popullit të Kosovës

Saturday, 29 September 2018 19:57

Me qindra protestues u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë kundër shkëmbimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Menjëherë pas protestës, përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falenderuar protestuesit si dhe i ka siguruar që kufijtë e Kosovës janë ato të 17 shkurtit 2008 dhe se nuk do ketë kompromise territoriale.

“Falenderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit.

Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.

Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës”, shprehet Haradinaj.

Login to post comments