Vetëm pas pothuajse tre muaj nga lindja e vajzës së saj Ajka dhe Xhensila Myrtezaj është rikthyer më në formë se kurrë. Këngëtarja e ka marrë shumë seriozisht çështjen e dobësimit dhe rikthimit në linjat e mëparshme fizike.
Sot ajo ka postuar një video në Instastory, ku e shohim të stërvitet fuqishëm në palestër. Xhensila ka ngritur bluzën duke zbuluar barkun e saj të sheshtë dhe me muskuj, gjatë kohës që po bën aktivitet fizik
Rezultatet e para, pas disa muajve ushtrim intensiv në palestër janë të dukshme. Xhensila na surprizoi vërtetë dhe është një stimul për nënat e reja pas lindjes së një fëmije.