Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenco Graso, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë ta vizitojë çdo vend të Kosovë, nuk i nevojitet kurrfarë leje nga KFOR-i.
Vincenco Graso ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë ta vizitojë çdo vend të Kosovës, nuk i nevojitet kurrfarë leje nga KFOR-i.
Këto deklarata zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për media duke e komentuar vizitën e fundit të presidentit të Kosovës në liqenin e Ujmanit, transmeton portali “Zëri.info”.
“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, kurrfarë arrestimi, kurrfarë operacioni ushtarak, apo sulmi ndaj ndokujt… Thaçi e ka vizituar atë pjesë, në të cilën është shoqëruar nga ekipi mbrojtës i tij dhe nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar Graso për portalin “Demostat”.