Shqiptari dhe partnerja kapen me drogë në lokal dhe në shtëpi, 29 vjeçarja befason karabinierët

E mërkurë, 03 October 2018 19:09

Një 35 vjeçar shqiptar dhe një italiane 29 vjeçare përfunduan në prangat e karabinierëve në Leggiuno.

Policia ndërhyri fillimisht në një bar dhe pas bastisjes, gjetën një gram hashash në frigorifer si dhe telefonin celular të shqiptarit.

Kërkimi i mëtejshëm çoi në sekuestrimin e tri dozave kokainë dhe rreth 200 eurove, të ardhura të supozuara nga shitja e drogës.

Gjatë operacionit të mëtejshëm, karabinierët u befasuan kur në banjo gjetën 29 vjeçaren italiane, i cili ishte fshehur për t'i shpëtuar kontrollit.

Gjithashtu, u gjet edhe 90 gram hashash brumë, 6 doza kokainë, një gram ekstazi, gjysmë gram të marihuanë dhe rreth 7 gram substancë prerëse.

35 vjeçari dhe 29 vjeçarja u arrestuan dhe u dërguan përkatësisht njëri në burgun e Vareses dhe tjetra në burgun e grave të Comos.

Login to post comments