Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën

Premte, 19 October 2018 07:17

Kompromise të dhimbshme në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por ka refuzuar të përmendë ndonjërin prej tyre, edhe pse është pyetur disa herë në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd (BSF).

“Ka shumë kompromise të dhimbshme, por nuk do t’i përmend. Nuk dua të përzihem në çështjet tuaja të brendshme, por do të flasim për të gjitha temat që mund të na dërgojnë deri te zgjidhja përfundimtare. Por duket se shumë politikanë nga Prishtina kanë dallime shumë të mëdha prej realitetit”, ka thënë Vuçiq, duke u përgjigjur në një pyetje të “Kohës Ditore”.

I pyetur nëse për të përbën opsion shkëmbimi i territoreve, Vuçiqi është përgjigjur duke thënë se “nuk pranoj kurrgjë derisa të pranojmë çdo gjë. Deri më tani nuk kemi pranuar kurrgjë”.

Vuçiqi ka ndryshuar tonin kur është pyetur për rrethanat dhe opsionin e marrëveshjes, e cila do ta bindte Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb ka deklaruar se “të gjithë duhet ta kuptojnë se kurrë nuk do të pranoj diçka që është në kundërshtim me interesin e serbëve”.

Login to post comments