Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një vizitë në Kosovë, ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli, Çavuşoğlu ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi.
Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.
“Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ai.