Çështja e emrit të Maqedonisë, Soreca: Kurajo politike, udhëheqje dhe vendosmëri

Saturday, 20 October 2018 14:53

Ditën e djeshme, qeveria e Maqedonisë pas shumë debateve arriti të miratonte nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këtë vendim të parlamentit maqedonas e ka përshëndetur edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se ky është një hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Kurajo politike, udhëheqje dhe vendosmëri. Ky nuk është një hap i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj, por edhe  pjesën tjetër të rajonit”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Nisma u miratuan me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese, që i hapin rrugë emrit të ri të Maqedonisë, por edhe integrimit në NATO.

Login to post comments