Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se ushtria e Kosovës do të jetë si të gjithë ushtritë e tjera në botë.
Gjatë takimit me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq Haradinaj tha se janë duke punuar intensivisht që liberalizimi i vizave të ndodhë brenda këtij viti.
“Iu siguroj, Ushtria e Kosovës nuk e ka asnjë element ma të vogël në mandat se sa ushtria e Kinës, e Amerikës e Gjermanisë e kujt të doni. Asgjë në mandat mangu nuk ka. Në cilindo vend të botës, në ushtrinë e atij vendi, kurrë një mandat më pak nuk e ka, kurrë një element në mandate. Është mirë që shprehen se është ushtri mbrojtëse, se popujt që kanë ambicie agresive e sulmuese, ata nuk i bëjnë mirë vetes, por është ushtri si çdo ushtri e botës. Për çdo pëllëmbë të Kosovës, është ushtri e Kosovës, çdo pëllëmbë, a kenë veri, jug a lindje a perëndim dhe kjo është e vërteta e saj dhe jo vetëm kaq, e kemi bekimin e aleatëve kryesorë të vendit tonë, e aleatëve më të fuqishëm në sigurinë në botë”, ka thënë Haradinaj.