Veseli për median shtetërore gjermane: Shkëmbimi i territoreve nuk është opsion

Diel, 21 October 2018 16:44

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA tha se shpreson që pas tërheqjes së Bundeswherit gjerman nga Kampi më i madh i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga firmat gjermane. “Caku im është që sa më shumë firma gjermane të vijnë në Kosovë dhe sa më pak kosovarë ta lëshojnë vendin. Për neve është e rëndësishme që të hapen vende pune në mënyrë që njerëzit tanë të qëndrojnë në vend“, ka thënë Veseli për Deutsche Presse-Agentur (dpa).

Kampi i deritashëm i Bundeswehrit është mbyllur pas 20 vitesh dhe në vend të tij po hapet Parku i Inovacionit dhe Mësimit Profesional. Gjermania është duke e përkrahur këtë projekt.

Veseli ka qëndruar të enjten në Berlin ku mes tjerash është takuar edhe me Presidentin e Bundestagur Wolfgang Schäuble (CDU).

“Ne shpresojmë që investitorët gjermane në Prizren do të shtohen dhe jo vetëm aty por në tërë vendin tonë“, ka deklaruar Veseli. “Kosova është një vend i vogël por strategjikisht e pozicionuar mirë: vetëm dy orë larg Adriatikut dhe vetëm dy orë gjysmë larg Portit të Selanikut në Greqi“, ka shtuar Veseli.

Kosova synon “që në Ballkan të jetë vendi më atraktiv për investitorët“, ka thënë ai. Ekziston programi që investitorëve të huaj t’u jepet në dispozicion toka për shfrytëzim pa asnjë ngarkesë financiare. Ai ka paralajmëruar po ashtu heqjen e pengesave burokratike dhe lehtësimet tatimore.

'Zhvillimet në Maqedoni dhe marrëdhëniet me Greqinë fqinje janë të rëndësishme edhe për Kosovën', ka thënë ai.

Kurse Serbinë e ka ftuar që Kosovën ta njeh si shtet të pavarur. Veseli ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opcion“.

Një pajtim me Kosovën është për Serbinë kushti qëndror nëse dëshiron të afrohet dhe anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...