Hoxha: Perspektiva evropiane e Kosovës, e padiskutueshme

E Enjte, 25 October 2018 18:00

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në debatin e "Asociacionit të Parlamenteve Evropiane" në Strasburg, ku mbajti fjalë rasti dhe ceku perspektivën e Kosovës brenda proceseve integruese evropiane.

Ministrja Hoxha shprehu bindjen se pjesa më e rëndësishme ku BE-ja duhet të përqendrojë politikën e saj të jashtme është procesi i zgjerimit. “Përfshirja e më shumë vendeve në familjen evropiane do t'u mundësojë që këto vende të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE-së duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se pret që kjo të riafirmohet nga institucionet e BE-së, si dhe për të gjithë rajonin, një perspektivë dinamike, konkrete dhe e arritshme.

BE-ja ka rregullat e veta për pranimin dhe vendet e Ballkanit kanë ende punë për të bërë me reforma thelbësore që prekin sektorët më të rëndësishëm, ceku Ministrja Dhurata Hoxha, megjithatë BE duhet të jetë në gjendje të vlerësojë në mënyrë objektive arritjet dhe të japë vendim në përputhje me rrethanat dhe meritat.

“Anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit do të kishte një ndikim pozitiv edhe në politikën kombëtare të vetë shteteve duke absorbuar praktikat më të mira dhe vlerat evropiane”, theksoi Ministrja Hoxha.

Gjatë presidencës austriake, Kosova pret që të mbyllet procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave, kur dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në udhërrëfyesin dhe kjo është konfirmuar nga Komisioni Evropian.

“Qytetarët tanë besojnë në vlerat evropiane, duke ndjekur rregullat dhe vlerat integruese. Gjatë presidencës austriake, presim mbështetje të pakursyer, veçanërisht për reformat e ndërmarra, të pasqyruara në strategjitë e përbashkëta tashmë të miratuara”, theksoi Ministrja Hoxha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...