Haradinaj takon kancelarin austriak

E Enjte, 25 October 2018 20:49

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe homologun e tij malazias, Dushko Markoviç dhe presidentin e këtij vendi,. Milo Gjukanoviç.

Në takimet e realizuara në Konferencën për Ekonomi në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Budvë, Haradinaj  shprehu përkushtimin e ekzekutivit për të qenë kontribuuese në këtë rrugë, duke kërkuar edhe mbështetjen e austriake. Kryeministri Haradinaj kërkoi  nga bashkëbiseduesit mbështetjen e vendeve mike në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugëtimin euroatlantik të saj.

Login to post comments