Anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia e sheh si precedent politik e dhunë ligjore

E Enjte, 01 November 2018 10:42

Drejtori i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Policisë së Serbisë, Millan Dimitrijeviq, tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë Interpol do të ishte precedent politik dhe ligjor dhe do të paraqiste, siç u shpreh ai, rrezik real të ngritjes së aktakuzave të paligjshme kundër serbëve.

"Rruga e abuzimit me siguri se do të shkonte drejt ngritjes së akuzave të paligjshme kundër serbëve që kanë jetuar në Kosovë", tha Dimitrijeviq për mediat serbe, përcjell rel.

Ai tha se me hyrjen e Kosovës në Interpol "do të krijohej precedent politik dhe dhunë ligjore" sepse asnjë shtet, sipas tij, nuk mund të bëhet anëtar nëse nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara ose vend vëzhgues, përveç rastit të Autoritetit Palestinez.

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol do të jetë në agjendën e kësaj organizate gjatë një takimi në Dubai, më 29 nëntor.

Zyrtarët kosovarë janë shprehur optimist për pranimin dhe kanë thënë se janë të gatshëm t'i marrin përsipër obligimet që kërkon Interpol-i.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...