Veseli: Nuk tërhiqemi nga sfida për liberalizimin e vizave

E mërkurë, 07 November 2018 12:43

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë sot se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar padrejtësisht.

Këto komente Veseli i bëri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit .

Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se  Kuvendi i Kosovës është duke iu kthyer normalitetit dhe se pret reflektim pozitiv edhe të opozitës.  " Sot do të ketë sot seancë. Presim reflektimin edhe të opozitës. Ka shenja që edhe ata do të kthehen në seancë.  Edhe Bashkimi Evropian  duhet të reflektojë se qytetarët tanë duhet të lëvizin lirshëm pasi  që i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike”, ka  thënë  Veseli duke shtuar se Kosova do të vazhdojë lobimin deri në fund për levizje të lirë. “Deri më tani na është thënë që liberalizimi  nuk është çështje politike, por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të ndëgjohen zëra se është çështje politike”, ka thënë Veseli .

Ai ka thënë se pret që Austria të procedojë në Këshillin e Ministrave çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës  së Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të insistojë për të drejtën e saj për të lëvizur lirshëm dhe do të vazhdojë lobimin deri në fund. “Nuk tërhiqem nga sfida, do të jem akoma edhe më i zëshëm”, ka përfunduar Veseli.

Kryesia vendosi që më 16 nëntor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...