Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA është takuar me Ivanka Trump, të bijën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Çitaku ishte pjesë e një mbledhje me ambasadorë të tjerë në Washington. Për takimin ambasadorja e Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook.
“Ishte nder që pata mundësinë të ndaj me Ivanka Trump dhe kolegët e mi ambasadorë të akredituar në Washington DC, punën e jashtëzakonshme që USAID dhe MCC janë duke bërë për fuqizimin e grave dhe shtyrjen përpara të pjesëmarrjes së grave në ekonominë e Kosovës”, ka shkruar ajo.