Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, mjek popullor që pretendon se shëron shumë sëmundje, e ka pisk punën me policinë. Gjatë një kontrolli në banesën e tij është gjetur një armë zjarri. Prokuroria Themelore Prizren para disa ditësh ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.
Në këtë proces, ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani ”Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.
Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit. Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me bu.rgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.