Shtetet anëtare të Interpol po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-udhëheqësi i agjencisë ishte arrestuar në Kinë.
Meng Hongëei, i cili ishte zëvendësministri i sigurisë publike të Kinës, ndërkohë që udhëhoqi Interpolin, u zhduk deri sa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion,
Asambleja e përgjithshme vjetore e Interpolit fillojë punën sot dhe vazhdon deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për një president të ri për vitin që vjen. Agjencia e lajmeve “The Associated Press”, ka shkruar sot se vendet anëtare të Interpolit gjithashtu do të vendosin nëse do ta pranojnë Kosovën si një anëtar të plotë, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte.