Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg. Fotot tregojnë kalimin e ish-kryeministrit maqedonas nga Mali i Zi drejt Serbisë për te mbërritur me pas ne Hungari.
Mediat kanë publikuar gjithashtu edhe itinerarin e Nikolla Gruevskit, i cili u largua nga Maqedonia më 8 nëntor, data e fundit kjo që është takuar edhe me avokatin. Ndërsa më 11 nëntor, Gruevski dyshohet se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht duke kaluar ne afërsi te doganës se Bllates dhe brenda ditës ka kaluar në Mal të Zi, përmes Hanit të Hotit.
Po atë ditë, ish kryeministri dyshohet se ka hyrë në Serbi përmes pikës kufitare të Dobrakovos, me një automjet në pronësi të një shtetasi hungarez. Më 13 nëntor, Nikolla Gruevski përmes një postimi në Facebook tha se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik në Hungari. Megjithatë mediat hungareze hedhin dyshime se Nikolla Gruevski kërkoi azil politik në ambasadën e Hungarisë në Tiranë.
Por këtë të diel, ka dale një tjetër version dyshohet se ish-shefi i qeverise maqedonase ka lënë Hungarinë, vendin që kërkoi azil dhe mund të ketë shkuar në Rusi ose Turqi me avionin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, raporton INA.