Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari.
Sot në Shkup është zhvilluar takim mes ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks, dhe sekretarit shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.
Dimovski është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedh poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.