Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Hënë, 19 November 2018 22:59

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL.

"Vota pro është votë e merituar për Kosovën si shtet që është duke u konsoliduar çdo ditë; të qenët në organizatën e INTERPOL-it është jashtëzakonisht me rëndësi për Kosovën dhe konsideroj se është ndoshta ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë", tha Pacolli.

Ai i bëri këto komente në Dubai, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjihtshme e INTERPOL-it.

Aty pritet që nesër të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Ne kemi informata se Kosova është në një pozicion shumë të mirë. Shpresoj që të mos ketë surpriza negative. Nesër, Kosova, që nga ora 11:00, sipas kohës lokale, do te jetë anëtare e INTERPOL-it. Shumë shtete e kanë premtuar votën, por votimi është i fshehtë”, tha Pacolli.

Për anëtarësim në INTERPOL, Kosovës i duhen dy të tretat e votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme.

Kërkesën e parë për anëtarësim, Kosova e kishte paraqitur në vitin 2010, kurse të dytën më 2015 dhe në të dyja rastet nuk arriti të hyjë në agjendë për votim.

Më 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për shkak që nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme "për"./REL/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...