Vijon mbështetja e madhe e Fondacionit ‘Biberaj’, për studime ‘Master’ në SHBA

E mërkurë, 21 November 2018 12:38

Fondacioni Biberaj vijon mbështetjen e studentëve me projektin e tij të parë, bashkë-financimin e Programit të Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Programi “Master’s and Intership” (MIP) është themeluar në vitin 2016 nga  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për t’u dhënë profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm një mundësi të veçantë për të ndjekur studimet për gradën Master dhe për të kryer praktika profesionale në fushat e Menaxhimit dhe Administrimit të Biznesit, Trashëgimisë Kulturore, Eko-Turizmit dhe Mikpritjes, Arsimit, Teknologjisë Informative, Shkencave Kompjuterike, Politikave Publike dhe Administratës Publike.

“Familja Biberaj ndihet e nderuar për të bashkë-financuar, me një donacion prej $2.5 milion,   Programin e Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, që u drejtohet profesionistëve të rinj shqiptarë që synojnë të përparojnë duke studiuar në Shtetet e Bashkuara,” tha Ken Biberaj, zëdhënësi i Fonadacionit. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për suksesin që kemi arritur dhe ndihemi krenarë për trashëgiminë tonë shqiptare. Shpresojmë që ky program do të ndihmojë brezin e ri të studentëve shqiptarë drejt arritjes së suksesit të tyre akademik, duke përmbushur angazhimin për të ndihmuar më pas në shkëmbim shoqërinë e tyre shqiptare.”

Fondacioni Biberaj u krijua me rastin e 50 vjetorit të mbërritjes së familjes Biberaj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968. Pas largimit, duke i shpëtuar shtypjes së komunizmit në Shqipëri dhe mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, rasti i tyre është dëshmi e realizimit të “Ëndrrës Amerikane.” Përmes punës së vazhdueshme individuale dhe bashkë, përmes shpirtit sipërmarrës, anëtarët e familjes Biberaj zotërojnë sot bizneset e tyre dhe kanë ndjekur karriera që nga arsimi, teknologjia, drejtësia, shërbimi publik, financat, tregëtia, pasuri të patundshme, filantropi dhe arte.  Ata besojnë në mbështetjen e shoqërive të tyre dhe dëshirojnë që mundësitë që arsimi i lartë u ka dhënë atyre, të vazhdojë tek të tjerët.

Misioni i Fondacionit Biberaj është të mbështesë mundësitë për të ndjekur studimet e larta të studentëve shqiptarë nga Ballkani në institucionet amerikane. Pas studimeve, përfituesit e ndihmës financiare duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të punojnë për të forcuar themelet e shoqërive demokratike.

Këshilli Amerikan për Studime Ndërkombëtare (American Councils for International Education) do t’i ndihmojë studentët për vendosjen në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndjekë përparimin e tyre akademik.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 12:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...