Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se vendimi për rritjen e taksës për produketet serbe nuk ishte i papritur sepse e kishte paralajmëruar se taksa mund të rritej.
Në lidhje me presionet e ndërkombëtarëve , kryeministri i Kosovës theksoi se Kosova “ka toleruar boll” dhe ka pritur nga BE që të ndalë agresivitetin e Serbisë por kjo nuk ka ndodhur.
“Janë zhvillime të brendshme të Serbisë, ne i respektojmë. Këto janë vendime sovrane të Kosovës. Nëse rikthehet normaliteti, ndalet agresiviteti i Serbisë, respektohet marrëveshja e energjisë dhe shumëçka tjetër ne mund ta diskutojmë heqjen. Por këto janë vendime sovrane të Kosovës.
Presionet mirë se të vijnë, Kosova s’ka ku shkon, deri kur duan me na mbajtë konflikt i ngrirë, ne kemi toleruar shumë gjëra me shpresën që bashkësia ndërkombëtare do ta gjejë një zgjidhje, por shihet se nuk jemi aty. Ka vetëm një agresivitet ndaj Kosovës, çfarë të bëjmë”, u shpreh ndër të tjera Ramush Haradinaj.