Përfaqësuesit serbë të Kosovës, përkatësisht udhëheqësit e Listës Serbe, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç raportojnë mediat serbe, në takimin e mbyllur në mes të përfaqësuesve serbë dhe Vuçiqit, është diskutuar për shumë çështje.
Pas këtij takimi, vet presidenti Vuçiq, ka deklaruar se i ka urdhëruar që të mos bëjnë ndonjë skandal apo barrikadim pasi që sipas tij, e tërë kjo situatë që është krijuar, shqiptarët sipas tij po e bëjnë me qëllim pasi që siç theksoi ai, janë nervozë për shkak të forcimit të Serbisë viteve të fundit.
Po ashtu Vuçiq ka thënë pas këtij takimi, se ka kërkuar nga serbët e Kosovës që këtë situatë ta trajtojnë me qetësi dhe se sipas tij, askush të mos kërcënojë apo provokojë pasi që në të kundërtën, për arsye që të mos i dhënë shkak medieve të huaja që të shkruajnë se serbët janë huliganë apo të egër.
Vuçiq po ashtu në këtë konferencë ka thënë se, kjo do të ishte më mirë për shkak se nëse serbët bëjnë ndonjë lëvizje atëherë do të harrohej çështja e vendosjes së taksës doganore për mallrat serbe. “Në takimin e mbyllur, i kërkova serbëve të mos bëjnë barrikada konkrete”, deklaroi Vuçiq.
Tutje në këtë konferencë ai shtoi se, serbër duhet të mbështeten në popullin dhe vendin e tyre duke aluduar për Serbinë, duke shtuar se, në krahasim me shqiptarët, Serbia nuk e shantazhin Bashkimin Evropian.
Sipas tij, situata aktuale e krijuar është e vështirë për serbët.
“U kërkova serbëve tanë të bëjnë gjithçka që munden, sepse është në pyetje jeta dhe e ardhmja e tyre. Serbët nuk mund të mbijetojnë nëse masat e tilla mbesin në funqi dhe shkatërorhet vendimi i MSA-së dhe CEFTA-s, por gjithashtu e dëmtojnë jetën e përditshme të popullit tonë, pasi ata janë të vendosur të luftojnë dhe të zgjedhin kundër masave të tilla. Po ashtu iu kërkova që të mos bëjnë asgjë që pala tjetër dhe një faktor ndërkombëtar mund të përdorin për të bërë fushatë kundër tyre”, deklaroi Vuçiq pas takimit, përcjell lajmi.net.
Tutje ai vuri në dukje se disa media shqiptare dhe disa faktorë ndërkombëtarë shpresonin që për këtë të reagonte edhe ushtria serbe apo siç u shpreh vet Vuçiq, të kishte ndonjë lëvizje të ushtrisë serbe por, ai tha se për shkak të kësaj, e urdhëroi ushtrinë serbe që të mos bënte asnjë lëvizje.
Në këtë konferencë Vuçiq, nuk harroi të përmendte edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë ditës së sotme tha se, mund ta tërheqin taksën vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq deklaratat e Haradinajt se Serbia ka përdorur propagandë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, i quajti skandalozë.
Tutje, Vuçiq tha se me votimin e Kosovës në INTERPOL është para që nuk është vetëm Serbia ajo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në këtë konferencë Vuçiq është pyetur edhe për vendimet apo masat që do t’i ndërmarr Serbia dhe serbët e Kosovës për taksën doganore që ka vënë Kosova për mallrat serbe, por presidenti serb tha se, nuk mund t’i bëj publike të gjitha propozimet që janë biseduar të takimin e mbyllur me përfaqësuesit serbë.
Vuçiq ka thënë se me vendimin e Kosovës, Serbisë iu kishin lidhur duart, po që sipas tij, në këtë takim është rënë dakord që të ketë ndonjë mekanizëm që të sigurojë furnizimin e spitaleve dhe objekteve të tjera të rëndësishme me ushqim, ujë dhe materiale të tjera të nevojshme.a
Vuçiç tha se Serbia do të luftojë për të vërtetën, do të veprojë me mençuri, seriozisht dhe me përgjegjësi dhe nuk do të kërcënojë askënd.
Po ashtu, në këtë konferencë presidenti serb ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas Vuçiqit, pavarësisht se Ballkani po e fajëson Serbinë se nuk po e lejon liberalizimin e vizave, ai thotë se Serbia nuk është fajtore për këtë dhe se siç u shpreh ai, është vetë Bashkimi Evropian që nuk dëshiron që shqiptarët të lëvizin lirshëm.