Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të turit të vizitës zyrtare në Komunën Rozhajë në Malin e Zi, ka vizituar shkollën fillore në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj.
Kreu i Shtetit, është pritur nga stafi pedagogjik, dhjetra nxënës e prindër të tyre. Kreu i Shtetit dhuron për shkollën fillore në Dacaj, 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“I lumtur te vij sot prane brezit me te ri te shqiptareve. Cdo dite do jem shpirterisht prane ketyre femijeve te mrekullueshem. Falenderoj stafin pedagogjik per punen e mrekullueshme qe ben ne ruajtjen e gjuhes shqipe dhe identitetit kombetar.
Hera e pare qe nje President i Shqiperise viziton kete shkolle fillore”, tha Meta.