Gjermania kritikon Kosovën dhe Serbinë, bën thirrje për dialog

E Enjte, 29 November 2018 09:58

Qeveria e Gjermanisë u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t`i rikthehen dialogut.

Zëdhënësi Steffen Seibert kritikoi edhe fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol, edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin", tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton DPA.

Qeveria në Prishtinë ka fajësuar, siç ka thënë, "fushatën e egër" të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, gjatë një votimi që është mbajtur këtë muaj.

Autoritetet kosovare, javën e kaluar, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 10:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...