Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur me iniciativën e dy parive opozitare, LDK dhe VV, ku po diskutohet për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, këto dy subjekte politike kanë paraqitur edhe një rezolutë për miratim.
Opozita respektivisht 40 deputetët e LDK-së dhe LVV-së, ka propozuar një Rezolutë me të cilën kërkon zgjedhje të parakohshme.
Tri pikat kryesore të kësaj rezolute janë:
1. Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
2. Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.
3. Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë.
Në seancën e sotme, deputetët e opozitës po akuzojnë kolaicionin qeveritar për dështime në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL