"Vajza ishte gjallë kur është hedhur në det" kështu është shprehur mjeku ligjor i cili ka bërë autopsinë e studentes greke, Eleni Tofaloudi 21 vjeçe e cila u gjet e vdekur në shkëmbinjtë e bregdetit.
Për vrasjen e saj janë arrestuar një shqiptar dhe një grek.
"Përveç goditjes në kokë autopsia ka zbuluar se vajza është keqrajtuar brutalisht dhe ajo që është më tragjikja është se vajza ishte gjallë kur e hodhën në det. Nëse ata do ta çonin në spital, ajo do të jetonte sot " ka thënë eksperti mjeko ligjor për një prononcim në Star TV, shkruajnë mediat greke.
Sot do të zhvillohet ceremonia mortore ndërsa autorët do të dalin para gjykatës.
Ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes dhe e përdhunimit.
Ngjarja ndodhi në 28 nëntor.
Mësohet se ata e kishin marrë studenten në shtëpi, duke i kërkuar asaj akte seksuale, të cilat vajza i kishte refuzuar.
Hetimet zbuluan gjurmët e ADN-së të studentëve si në makinë, ashtu edhe në shtëpinë e njërit prej dy autorëve.
Shqiptari Alexander Luthey ka rrëfyer krimin ndërsa 21 vjeçari grek nuk ka pranuar.