Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë, e nxitur nga media serbe ka dhënë një deklaratë të drejtëpërdrejtë kërcënuese duke u shprehur se shteti serb ka investuar shumë në ushtri, por ata shpresojnë që të mos e përdorin.
Mediat serbe e pyetën kryeministren Brnabiç rreth spekullimeve që po qarkullojnë për armët që SHBA po dërgon në Kosovë nga Shqipëria, duke furnizuar kështu ushtrinë kosovare.
Kryeministrja serbe ra menjëherë pre e pyetjeve provokuese të medias në Serbi, duke dhënë një kërcënim të drejtëpërdrejtë për Kosovën.
“Ne kemi investuar shumë në ushtri, por shpresojmë që mos ta përdorim kurrë atë. Por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse Edi Rama bën thirrje për të tilla”, u shpreh Brnabiç.