Vrasja e 18 vjeçares greke nga duart e shqiptarit dhe mikut të tij, dalin pamjet!

E Enjte, 06 December 2018 12:59

Ka dalë këtë të enjte video e momenteve kur shqiptari Aleksandër Luca (i akuzuar për vrasje së bashku me mikun e tij grek) takon 21 vjeçaren e ndjerë greke, Eleni Topaloudi, pak orë përpara se e reja të vritej nga dy miqtë.

Në shtëpinë e 21 vjeçares ka shkuar shqiptari dhe më pas të dy janë takuar dhe me 21 vjeçarin grek Manoli Koukouras. Në videon e publikuar në median greke shfaqen momentet kur shqiptari takon Elenin, të cilës i jep dhe një puthje në faqe.

Në dëshminë e zbardhur të shqiptarit para hetuesve, ai u shpreh se ka shkuar të marrë Elenin dhe se ajo i ka thënë të sillja një “shokun tim”.

 

“Isha bashkë me Elenin një ditë më parë, por edhe të nesërmen e kishim lënë të takoheshim. Eleni më kërkoi që të takoheshim dhe të sillja një shokun tim, dhe shkuam në shtëpinë e tij. Shoku im i kërkoi Elenit që të bënte diçka dhe ajo refuzoi. Miku im u tensionua dhe e goditi me hekur në kokë. Eleni po na lutej që ta dërgonim në spital, por shoku im më nxiti që të mos shkonim.  ‘Shkojmë t’i japim fund, shkojmë ta hedhim në shkëmbinj, ku të gjejmë vend’, më tha“, deklaroi Aleksandër Luca para hetuesve grekë.

Po sipas të riut, pasi e reja ka refuzuar të kryejë marrëdhënie, 21 vjeçari grek e ka goditur me shufër hekuri në kokë… e më pas e reja është hedhur në det, e lënë për të vdekur. Mbetet ende e paqartë se kush e goditi të renë pasi djemtë akuzojnë ende njëri- tjetrin si shkaktarë të tragjedisë.

Login to post comments