Veseli në SHBA, viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes

E mërkurë, 12 December 2018 14:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë. Veseli gjatë qëndrimit në SHBA ka vizituar Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes dhe ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë.

Siç kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës, Veseli, ka vizituar sot Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington, ku ka takuar Vice Admiralin Fritz Roege.

"Kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Roege për mbështetjen që ky universitet po i jep ngritjes profesionale të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti për Ushtrinë e Kosovës.

Gjatë vizitës, kryeparlamentari Veseli takoi edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studime në ketë universitet.

Po sot, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime edhe me senatorë e kongresistë amerikanë.

Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, është diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet vazhduar në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

“Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë.

Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...