Lista Serbe jashtë "lojës", partitë shqiptare i thonë "Po" ushtrisë

E Enjte, 13 December 2018 14:13

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet që nesër të marrë votat e Kuvendit për zgjerimin e mandatit të saj. Me votimin për tri projektligjet për FSK-në, kjo forcë pritet të fillojë rrugëtimin e saj drejt një ushtrie, siç është quajtur shpesh nga zyrtarë të ndryshëm, me standarde të NATO-s, shkruan Lajmi.net.

Ushtria si rrallë procese të tjera, kësaj radhe ka bashkuar pozitë e opozitë rreth një qëndrimi. Të gjithë pro ushtrisë, me përjashtim të Listës Serbe.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, tha se subjekti i tij do t’i votojë të tri projektligjet për FSK-në.

Në të njëjtën vijë të mendimit lidhur me këtë çështje janë edhe dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje e PSD.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha sot për Lajmi.net se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe se ushtria do të votohet. “Natyrisht, nuk ka diskutim për këtë çështje”, ka thënë shkurt ai.

Edhe deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, për Lajmi.net tha se partia e saj nuk i ka ndryshuar qëndrimet sa i përket ushtrisë. “Ne e kemi votuar edhe në lexim të parë, dhe natyrisht që do ta votojmë edhe në të dytin”, ka thënë sot Pantina për Lajmi.net.

E kundër ushtrisë së re të Kosovës po del të jetë vetëm Lista Serbe. Zyrtarë nga ky subjekt madje shpeshherë i kanë shprehur edhe “shqetësimet” e tyre Beogradit lidhur me këto veprime të institucioneve të Kosovës.

Me apo pa Listën Serbe, ushtrinë, ashtu siç është paralajmëruar tash e sa kohë do ta votojë edhe koalicioni qeverisës.

FSK-ja në mandatin e ardhshëm të saj, pritet t’i ketë rreth 8 mijë ushtarë. Prej tyre 5 mijë do të jenë trupa aktiv, ndërkaq që 5 mijë do të jenë trupa rezervë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...