Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

E Enjte, 13 December 2018 18:54

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.

 Qeveria Gjermane ka ritheksuar qëndrimin e saj ndaj procesit të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke iu përgjigjur me shkrim të mërkurën (12.12.18) në Bundestag pyetjes së deputetes së Majtë (Die Linke), Sevim Dağdelen, ministri i shtetit për punë të Jashtme, Niels Annen, (SPD), tha ndër të tjera se "Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nuk e vë në pikëpyetje të drejtën parimore të Kosovës për forca të rregullta". Por Annen shtoi gjithashtu edhe se "qeveria federale është e mendimit, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të jetë i nxituar dhe të vijojë në një proces inkluziv. Këtu hyn sidomos përfshirja e pakicës serbe të Kosovës dhe konsultimi i ngushtë me partnerët, siç janë NATO dhe shtetet aleate të NATO-s."

 

Deputetja e së Majtës krahas qëndrimit të Gjermanisë, donte të dinte edhe se sa ishte në dijeni qeveria gjermane se SHBA-ja e ka dhënë pëlqimin e saj për shndërrimin pa ndryshim kushtetute të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri të rregullt, qysh në fund të shtatorit 2018, pas vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA dhe takimit me ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis nga fundi i shtatorit në Prishtinë. Deputetja e majtë iu referua në pyetjen e saj raportimeve të Deutsche Welles dhe AFP.

Annen u përgjigj se më 13 shtator 2018, Ambasada Amerikane në Prishtinë kishte thënë se "momenti i parashtrimit të pakos ligjore për transformimin e FSK-së nuk ishte caktuar në marrëveshje me SHBA-në". Annen tha gjithashtu "se qeveria a gjermane nuk është në dijeni se për çfarë është folur në takimet e bëra nga fundi i shtatorit". Ai iu referua raportimeve të medias kosovare, sipas të cilave SHBA-të e mbështesnin krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë nesër (14.12.18) pakon ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e paraparë deri tani vetëm për të ndërhyrë në raste katastrofash, në një ushtri të rregullt të armatosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...