Postimi prekës i Haradinajt: Plak, u ba ushtria

Premte, 14 December 2018 12:07

Pas 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, 14 dhjetori do të jetë ndoshta data e dytë zyrtare me më shumë peshë në shtetin e dytë të shqiptarëve në Europë. Kjo e premte është ditë historike, pasi për herë të parë Kosova bëhet me ushtri.

Deputetët e Kuvendit kosovar votuan të trija projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të vendit. Edhe pse ekspertët e kësaj fushe pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri do të jetë një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite, deputetët e Parlamentit të Kosovës janë parë të bashkuar si rrallëherë duke shënuar këtë arritje historike, me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dedikuar një mesazh të atit të tij të ndjerë, që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë. Duke publikuar foton e vet me të atin, Hilmi Haradinaj, Ramushi shkruan: Plak, u ba ushtria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...