Shërbimet sekrete serbe me plane për kryerjen e sulmeve në Kosovë

Tuesday, 18 December 2018 08:00

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Detyrat e caktuara në këtë takim janë marrë përsipër të kryhen nga agjencitë sekrete, të pranishme në këtë takim.

Kjo dëshmohet nga komunikimi i një zyrtari të strukturave të sigurisë serbe me familjarët e tij në Kosovë, komunikim të siguruar nga emisioni “Udhëve” në RTK. Ai porosit familjarët që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, e t'i shmangin vendet publike, ku ka shumë persona si p.sh. kafiteritë, sepse mund të përsëritet rasti “Panda” i Pejës, i 17 viteve më parë. Në atë kohë, në kafiterinë me këtë emër u vranë 6 të rinj serbë, e për këtë akt u fajësuan shqiptarët, ndonëse më vonë vetë shteti serb e pranoi se vetë Serbia e kishte kryer aktin.

Ky person, u thotë familjarëve se kjo mundë të ndodhë në çdo moment dhe në çdo vend të Kosovës, e mundësitë janë që kjo të ndodhë në vendbanimet jashtë pjesës veriore, me qëllim që të fajësohen shqiptarët. Bazuar në informacionet që posedon emisioni “Udhëve”, ky person zyrtar është i ngarkuar me aktivitet në drejtim të Kosovës.

Se ky plan u mundua të zbatohet, dëshmohet me rastin kur në Gazimestan, institucionet kosovare të sigurisë arritën të gjejnë e sekuestrojnë 15 kg eksplozivë.

Pas mbajtjes së takimit të 15 nëntorit, ndërmjet shërbimeve sekrete të Serbisë, ishte deklaruar ministri Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i cili është edhe shef i këshillit koordinues të shërbimeve të sigurisë.

"Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra konkrete dhe do t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kështu, zbatimi i tri vendimeve tashmë ka ndodhur, së paku në tri raste. Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përpjekjet që u bën e po bëhen për pengimin e formimit të ushtrisë si dhe krijimi i situatës së pasigurisë në Kosovë", kishte thënë Stefanoviq./RTK/

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 08:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...