Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se pret që liberalizimi të ndodh në një të ardhme të afërt, duke shpjeguar se liberalizimi nuk ndërlidhet me vendimin për taksën
“Libealizimi i vizave nuk lidhet me taksën. Presim që të ndodh liberalizimi. BE-ja nuk ka thënë jo, ne e kemi qartësuar këtë. Po bëjmë përpjekje që të ndodh pas vititi të ri, në një të ardhme jo shumë të largët”, ka potencuar kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se vendimi për taksën nuk do të largohet, deri sa Serbia ta njoh Republikën e Kosovës si shtet.
Kryeministri ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke kritikuar edhe një herë Federica Mogherinin, se e ka nxjerrë jashtë binarëve dialogun.
Sipas tij rruga në të cilën është duke shkuar dialogu i udhëhequr nga Mogherini, rrezikon gjithë investimin e BE-së për normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi