Skenare për sulme në Kosovë? Çfarë po ‘kurdisin’ shërbimet sekrete serbe…

Tuesday, 18 December 2018 19:39

Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Detyrat e caktuara në këtë takim janë marrë përsipër të kryhen nga agjencitë sekrete serbe, të pranishme në këtë takim. Kjo dëshmohet nga komunikimi i një zyrtari të strukturave të sigurisë serbe me familjarët e tij në Kosovë, komunikim të siguruar nga emisioni “Udhëve” në RTK.

Ai porosit familjarët që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, e t’i shmangin vendet publike, ku ka shumë persona si p.sh. kafiteritë, sepse mund të përsëritet rasti “Panda” i Pejës, i 17 viteve më parë.

Në atë kohë, në kafiterinë me këtë emër u vranë 6 të rinj serbë, e për këtë akt u fajësuan shqiptarët, ndonëse më vonë vetë shteti serb e pranoi se vetë Serbia e kishte kryer aktin.

Ky person u thotë familjarëve se kjo mundë të ndodhë në çdo moment dhe në çdo vend të Kosovës, e mundësitë janë që kjo të ndodhë në vendbanimet jashtë pjesës veriore, me qëllim që të fajësohen shqiptarët, shkruan Tetovasot. Bazuar në informacionet që posedon emisioni “Udhëve”, ky person zyrtar është i ngarkuar me aktivitet në drejtim të Kosovës.

Se ky plan u mundua të zbatohet, dëshmohet me rastin kur në Gazimestan, institucionet kosovare të sigurisë arritën të gjejnë e sekuestrojnë 15 kg eksplozivë. Pas mbajtjes së takimit të 15 nëntorit, ndërmjet shërbimeve sekrete të Serbisë, ishte deklaruar ministri Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i cili është edhe shef i këshillit koordinues të shërbimeve të sigurisë.

“Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra konkrete dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kështu, zbatimi i tri vendimeve tashmë ka ndodhur, së paku në tri raste. Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përpjekjet që u bën e po bëhen për pengimin e formimit të ushtrisë si dhe krijimi i situatës së pasigurisë në Kosovë”,- kishte thënë Stefanoviq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...