Shkatërrohet në Itali një grup i përbërë nga shumë persona, të ndryshëm nga mosha, etnia dhe origjina, por të lidhur me aktivitetin e bastisjes së shtëpive. Grupi ushtronte veprimtarinë Arezzo dhe Sienës dhe për muaj me radhë ata ishin makthi i banorëve, deri në momentin kur në rrugën e tyre takuan karabinierët.
Mësohet se Policia e Sienës në bashkëpunim me atë të Arrezos dhe Cortonas, ekzekutuan 7 urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Sienës. Në pranga përfunduan katër kosovarë, një shqiptar, një maqedonas dhe një italian, midis moshave 30 dhe 42 vjeç. Të gjithë ata janë hetuar për krimin e vjedhjes së rëndë.
Hetuesit kanë zbuluar deri më tani që banda është përgjegjëse për të paktën 37 vjedhje të rënda në vetëm 4 muaj.
Gjatë operacionit, janë konfiskuar 10 mijë euro, që besohet të jenë të fituara nga aktiviteti kriminal, ndërsa sendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve që kapin shifrën e mbi 50 mijë eurove.
Gjatë hetimeve, u sekuestruan 300 kg bakër, gjithashtu i vjedhur si dhe veshje dhe sende të tjera.