Veseli: Nëse Serbia vë në pyetje territorin, i hapim pretendimet tona

E mërkurë, 26 December 2018 14:37

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qasja e tij sa i takon dialogut me Serbinë është që Kosova nuk ka pretendime territoriale në raport me Serbinë, por nëse Serbia ka, atëherë edhe Kosova do të ketë. 

Ai ka folur kështu të mërkurën, pas takimit që e ka ftuar për dialogun me Serbinë. “Ne e kemi Kushtetutën, e kemi territorin, shumë qartë, por nëse flisni për taktikat e dialogut, ditën kur presidenti serb e vë në pyetje një centimetër të tokës së Kosovës, atëherë do të bëjme pyetje për të gjitha pretendimet të cilat i kemi.  Presheva, Medvegja e Bujanovci janë territore shqiptare dhe nuk heqim dorë prej shqiptarëve tanë, të cilët janë atje. Por nuk kemi pretendime as për shkëmbim territoresh, as për korrigjim, por për shqiptarët tanë kemi pretendimet tona”, ka thënë Veseli.

Ai ka kujtuar se si nxënësit shqiptarë në tri komunat janë duke u terrorizuar në planin arsimor, ku u thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vrarë civilë serbë, duke u shprehur se është e kundërta, dhe se kanë qenë forcat ushtarake e policore të Serbisë ato që kanë vrarë civilët në Kosovë.    

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...